Sara Hoxha ishte e pranishme në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë, ku vendosi të merrte edhe vajzën e saj të vogël Poem.
Mirëpo, pas premierës ajo u kritikua nga shumë ndjekës të saj për faktin se lejoi që Poem t’a puthnin shumë njerëz të panjohur që ishin të pranishëm në event.
Me anë të një video në InstaStory, Sara tregoi se e bezdis fakti që ia puthin fëmijën, ama ndonjëherë ‘nuk ke çfarë bën’ siç u shpreh ajo, sepse është e vetëdijshme se kjo gjë vjen nga dashuria.