Mbrëmjen e sotme, Ronaldo Sharka dhe Olta Gixhari u përfshinë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në “Dancing With The Stars Albania”.
Debati agravoi deri në kritika dhe ofendime si personale ashtu edhe profesionale, të paktën nga ana e Ronaldos.
Pasi Olta e vlerësoi me notën 4 në kërcim, Ronaldo ia ktheu duke i dhënë të njëjtat pikë asaj në aktrim.
Mirëpo një puntate të mbushur me plot dinamika, nuk kishin si ti mungonin edhe incidentet.
Pak para daljes në skenë të Ronaldos dhe partneres së tij, “Dancing Wih The Stars Albania” hasi dy probleme.
Si fillim, teksa jurisë iu kërkua të jepte pikët për kërcimin e Enxhit dhe rradhën e kishte Valbona, në audio u dëgjua të thuhej emri i Oltës e më pas në rradhën e Lorit u dëgjua emri i Ilirit, duke shkaktuar kështu një lëmsh për pak sekonda.
Bora Zemani kërkoi që të fikej menjëherë audio, por teksa po vazhdonte ende, moderatorja u pa paksa e revoltuar.
Fill pas kësaj, juria pati sërish probleme. Ndryshe nga pikët që Valbona nxori për Armaldon, numrin 6-të, në ekran u shfaq numri katër, duke shkaktuar sërish një ngatërresë.