Sezoni i dytë i “Big Brother VIP Kosova” ka startuar pak minuta më parë me moderator Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Surpriza e parë e zbuluar deri tani është se në fakt do të jenë 20 konkurrentë e jo 14 ashtu siç ishte bërë me dije.
Sa i përket çmimit, banorët janë gati të fitojnë 200 mijë euro.
Disa nga banorët që janë përfolur se do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme janë: Linda Halimi, Vesa Vllasaliu, Shqipe Hysenaj, Azem Gagica, Edona James etj.
Ndërkohë që ashtu siç është bërë me dije, opinionistët do të jenë Anita Haradinaj dhe gazetari Bledi Mane.