“Mos u fry o Olta”- Pas pritjes në Prishtinë, aktorja “bojkoton” premierën në Gjakovë

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” shënoi një tjetër sukses të filmit, pas gjithë pritjes madhështore që iu bë yjeve të filmit në Kosovë.

Fillimisht në Prishtinë, aktorët u pritën nga mijëra fansa që shtyheshin në radhë për të bërë foto me ta.

Mirëpo një moment u bë viral në rrjet, ku Olta përshëndet të pranishmit, ndërsa një prej tyre thotë, “Vallah mos u fry o Olta se nuk të do askush…”

Pas gjithë “zhurmës” në Prishtinë, radha ishte e premierës në Gjakovë, ku duket se Olta Gixhari ka munguar dhe rrjeti menjëherë e lidhi këtë me pritjen në Prishtinë.

Nuk e dimë nëse Olta ka pasur angazhime të tjera që ka munguar në Gjakovë, apo thjesht ka vendosur të “bojkotojë” premierën.

https://www.instagram.com/reel/Cyl4P9TtJHa/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==