Pas një jave të mbushur me përplasje, akuza, ofendime e madje deri në lot mes konkurrentëve të “Për’puthen”, më në fund ka pasur disa momente mjaft romantike.
Por kush ishte çifti që i fali emocion publikut, duke kthyer edhe njëherë faqen te flirtet dhe dashuria?! Saide dhe Serxho. Dhe jo një takim dosido.
Produksioni zbuloi se në tentativë për t’i “rrëmbyer” Saiden Robertit, Serxho ka organizuar një takim romantik që i kushtoi 1 milion lekë.
Pjesë nga biseda në studio:
Kastro Zizo: Deri te darka kanë qenë nja 200 euro, plus minus.
Serxho: 500.
Kastro Zizo: 500? Po jo mo, unë nuk pash aty që të hante karkalecat.
Serxho: Mirë, e lemë njëherë tek 2-qindëshja jote, shikojmë pjesën tjetër të takimit, i fusim edhe një 2-qindshe tjetër, edhe 200 të tjera më vonë.
Megi: Më fal, se më thonë nga regjia 1 milion lekë.
Serxho: Po, 1 milion lekë.
Aureli: Ti po tenton të biesh në sy. Ti pëlqimet kështu me të ngacmuar i ke.
Saide: I kam unë pëlqimet me të ngacmuar? Ku e ke parë ti, unë i kam pëlqimet ashtu sikurse e ndjej.
Serxho: O Saide, o kukull… Po s’ke pse me iu përgjigj fare këtij mi.
Aureli: Po më ke thënë edhe mua që me ty më pëlqen të gërricem sepse edhe lidhjet e mija kështu i vazhdojë me gërricje.
Saide: Po s’ka lidhje.