Pak ditë më parë, hyrja e babait të shqiptares Heidi Baci në “Grande Fratello” për të takuar këtë të fundit i habiti të gjithë pas deklaratave që bëri.
Më tej Heidi u detyrua të largohej nga reality-show menjëherë, duke mos patur as mundësinë për t’u përshëndetur me pjesën tjetër të banorëve.
Për këtë arsye, ajo u ka shkruar një letër ku u shpjegon shkurt arsyen e largimit të papritur.
“Përshëndetje djema, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.”
Heidi e vazhdon letrën duke thënë se i vjen keq që nuk kishte pasur mundësinë t’i përqafonte ata përpara se të largohej nga programi.
“Nuk mund të hyj në detaje dhe t’ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim. Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua.”
Në letrën e Heidit u vu re se italiani Massimiliano Varrese nuk u përmend asnjë moment.
Për këtë, moderatori i programit e pyeti italianin se pse Heidi nuk e përmendi në letër, i cili tha:
“Mendoj se është ende herët“.
La lettera di Heidi con le sue motivazioni ed un saluto per i suoi compagni, in particolare Vittorio e Letizia. #GrandeFratello pic.twitter.com/uv63C151aW
— Mediaset Infinity (@MedInfinityIT) October 19, 2023