Mëngjesin e sotëm kryeministrja italiane Giorgia Meloni lajmëroi ndarjen nga partneri i saj Andrea Giambruno, pas 10 vitesh lidhje. Me një foto të të dyve me vajzën e tyre Ginevra (lindur në vitin 2016), Meloni lajmëroi në Instagram fundin e historisë së dashurisë.
Mediat italiane shkruajnë se shkak i ndarjes është bërë një lidhje jashtë martesore e Giambruno e zbuluar në një emision live ‘Stiscia la notizia’.
Si përfundoi lidhja me Giorgia Melonin?
Në emision ‘Stiscia la notizia’ Giambruno pranoi tradhtinë madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.
Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:
Bashkëshorti Melonit- Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?
Vajza– Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea
Bashkëshorti i Melonit– Po si quhesh, a jemi njohur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…