“Kjo grua bullizuese…”, ish-banori i BBV habit me postimin për Olta Gixharin

Duket se inatet e gazetarit Ronaldo Sharka ndaj Olta Gixharit sa vijnë e shtohen.

Pasi deklaroi ndër të tjera ditën e djeshme se, “Olta nuk është kërcimtare, nuk di të ekzekutojë hapa dhe nuk i njeh hapat“, Sharka ka bërë një postim të papritur në Instagram.

Teksa ka postuar një moment nga periudha e “Big Brother VIP Albania”, gazetari shkruan: “Olta, kjo grua bullizuese e cila ka fobi nga njerezit qe duan e dashurojne ushqimin dhe qe kane ca KG te teperta!”.

https://www.instagram.com/reel/CynlVmKNMQ1/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Përplasjet mes Oltës dhe Ronaldos vijnë që nga koha kur të dy ishin pjesë e reality show-t.