Që pas daljes së saj nga shtëpia e BBV, Jori Delli ka qënë padiskutim një ndër personazhet më të komentuar në media.
Disa kohë më parë, modelja bukuroshe bëri publike lidhjen e saj me Fred De Palma dhe që prej asaj kohë ajo shpesh herë poston momente mjaft romantike me reperin italian.
Pas disa ditësh në Tiranë, së fundmi dyshja ka vendosur të udhëtojë dhe destinacioni i tyre është Amsterdami e këtë na e ka treguar Jori me një postim në Instastory.
Pak minuta më parë, Jori ka publikuar një tjetër fotografi romantike me partnerin e saj, gjatë pushimeve në Amsterdam, teksa shihen duke u puthur në buzë.
Ndërkohë që ky postim ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente, një ndër komentet që ka bërë lëmsh rrjetin është ai i Ronaldo Sharkës, i cili ka ngritur dyshimet se Jori mund të ketë kurorëzuar dashurinë e saj në martesë.
“Që kur u fejove e martove, na harrove fare”, shkruan moderatori i njohur në foton e Jorit dhe të dashurit të saj.
Nuk është ende e qartë se çfarë ka dashur të thotë Sharka me këtë koment që ka marrë dhjetra pëlqime por një gjë është e sigurt, me këtë koment ai ka ngritur dyshimet se Jori mund të jetë fejuar ose martuar.