Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje.
Vesa së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.
Në një intervistë të fundit, Vllasaliu thekson se është lënduar shumë, por që e ka kaluar tashmë.
Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e para të mëngjesit.
“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ishte shprehur modelja nga Kosova.
Sulmuesi i Hoffenheim u martua me Edona Rudakun në maj.