Ish-missi i Kosovës, Zana Berisha, para disa ditësh është paraqitur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren.
Ajo u arrestua nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur nga rajoni i Prizrenit, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore, rast ky që e futi në sherr edhe me ligjin, raporton gazeta Sinjali.
Zana Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro dhe ti japë një makinë luksoze Audi Q8.
Gjithashtu dyshohet se ajo e shantazhonte biznesmenin se do i dërgonte familjarëve të tij, video dhe foto intime.
Kjo me sa duket ka bërë që biznesmeni në fund ta denonconte atë.
Gjykata për momentin ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”.