Diola Dosi ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila është bërë menjëherë virale dhe ka marrë qindra komente.
Në videon e shumëpërfolur, Diola ka zbuluar më shumë për viagrën natyrale dhe nutricionistja ka treguar mesazhet e shumta që ka marrë lidhur me këtë temë.
Dosti ka zbuluar më shumë lidhur me këtë bimë si dhe ka treguar faktin se shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë kontaktuar, duke e pyetur se ku mund ta gjenin.
“Të gjithë atë meshkuj që më ndjekin në rrjetet sociale më kanë pyetur se ku mund ta gjenin madje kam patur edhe profile falso”, tregon Diola.
“Nga ekperienca me rrjetet sociale, mund të them që shqiptarët kanë probleme me marrëdhëniet seksuale dhe treguesi është që shumica e tyre janë të rinj“, shton më tej Dosti.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Dosti tregon se viagra natyrale njihet me emrin Ashwagandha dhe është një bimë me origjinë indiane.
Ajo ka treguar se kjo bimë mund ta japë efektin që në dy javët e para të përdorimit.