Ngjarjet e ndodhura së fundmi mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, kanë ngritur dyshimet se çifti është në një krizë.
Gjithçka nisi me premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku përpos puthjeve që Sara kishte me një tjetër aktor, u vu re se Ledri nuk ishte prezent as në Tiranë e as në Prishtinë për të mbështetur partneren e tij.
Nga ana tjetër, Sara ka refuzuar të përgjigjet për mungesën e Ledrit gjatë intervistave të saj.
Mirëpo, burime për “IconStyle” kanë bërë me dije se çifti shkon për mrekulli me njëri tjetrin dhe se kjo është një rast i mirë i tyre për një show mediatik.
Sipas tyre, çdo gjë po bëhet për të tërhequr vëmendje e madje i njëjti burim shton se Sara dhe Ledri janë parë së bashku në makinë në Tiranë, shumë të qetë dhe të afërt me njëri-tjetrin.