“Ai është plak dhe të keqtrajton“, kështu u shpreh babai i Heidi Bacit, shqiptares që ishte pjesë në “Grande Fratello VIP”, për Massimiliano Varresen, konkurrentin 47 vjeçar me të cilin ajo krijoi një pëlqim.
Deklarata e babait të Heidit ndodhi pasi ai u bë pjesë e programit për pak minuta për të takuar të bijën.
Mirëpo duket se kjo deklaratë e tij është pasuar me mjaft pasoja. Në një intervistë të fundit, shoku i Massimiliano Varrese ka treguar se ai do ta hedhë në gjyq babain e Heidit, për prishje imazhi.
“Ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion,-kështu u shpreh Genti, babai i shqiptares Heidi Baci.
Nëse nuk e dini, Heidi Baci ishte shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” këtë sezon dhe e la në mes garën me kërkesë të babait të saj.
Brenda shtëpisë ajo u njoh me një 47-vjeçar, Massimiliano Varrese dhe filloi të krijonte raport intim me të gjë që shqetësoi të atin, i cili në një puntatë live i kërkoi të bijës ta linte shtëpinë dhe e mori me vete.