Egli Tako është përfshirë prej kohësh në mediat rozë dhe kjo për shkak të lidhjes me Olsi Bylykun.
Por ajo që e solli më në qendër të vëmendjes përpos lidhjes, ishte edhe ndarja me aktorin.
Që pas ndarjes, Egli i ka shtuar dozat e postimeve në rrjetet sociale e gjithashtu ka pësuar një ndryshim në peshë.
Edhe pse ajo ka arritur tashmë të ketë ndjekësit dhe fansat e saj, është falenderuese dhe e vetëdijshme që fama i ka ardhur nga romanca me Olsin.
“A i ke thënë ndonjëherë ishit tënd faliminderit që më dhe pak famë dhe më bëre të njohur?”, ishte një pyetje nga ndjekësja në komente, të cilës Egli i është përgjigjur dhe gjithashtu e ka ironizuar.
“I kam thënë Faleminderit, jo faliminderit”, shkruan ajo.