Disa muaj më parë, Zhaklin Lekatari u kap ‘mat’ në një varkë ku shihej e afërt me një burrë, që u aludua si partneri i saj.
Këto aludime duket se dolën të vërteta pasi u konfirmuan edhe nga vet opinionistja e njohur.
E ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, e pyetur për fotot me biznesmenin Gjergj Skëndo, ajo foli për herë të parë.
E pyetur rreth marrëdhënies së saj me Gjergjin, Zhaku nuk ka pranuar të japë detaje, por me buzëqeshjen vesh më vesh ka thënë: Jam e lumtur.
Skëndo është menaxheri i një rrjeti baresh të njohura në Tiranë, pronari i NRG radio dhe djali i Marsel Skëndos. Ai nuk është emër i panjohur në media pasi njihet për posedimet pasurore.