“Ledri do jetë në Prishtinë për premierën e filmit“- kështu u shpreh Sara Hoxha në daljen e saj të fundit pasi u “kryqëzua” për mungesën e partnerit të saj në premierën e “Në kuadër të dashurisë” në Tiranë.
Mirëpo pavarësisht se Sara u tregua e bindur për këtë, Ledri Vula ka munguar sërish, duke bërë që Sara Hoxha ta shfaqet për të dytën herë e vetme në premierën e filmit.
Pamjet janë bërë virale në rrjet, teksa ndjekës të shumtë shprehen të bindur se mes Sarës dhe Ledrit ka një krisje.
A është komenti i Dafina Zeqirit shkaku i krisjes në çift, nëse ka një të tillë?!