“Nuk ia harroj kurrë ato në BBV”, tha Luiz Ejlli ditën e djeshme teksa u pyet për raportin që ka me Olta Gixharin pas filmit “Në kuadër të dashurisë”.
E megjithëse duket se rivaliteti mes tij dhe Oltës nuk do mbarojë kurrë, të paktën sipas deklaratave, dyshja janë parë së fundmi në qendër të Prishtinës teksa hynin e dilnin nga i njëjti hotel, ku thuhet se po pushojnë para nisjes së premierës së sotme të filmit që do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës.
Pak ditë më parë filmi u promovua edhe në Tiranë, nga organizimi, te paraqitja e aktorëve dhe të ftuarve, e çfarë nuk u pa nga premiera e famshme