Sezoni i dytë i “Big Brother VIP Kosova” do të startojë mbrëmjen e 20 tetorit.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë 2 opinionistët janë Bled Mane dhe Anita Haradinaj.
Mirëpo këto nuk janë të vetmet ndryshme që programi ka bërë. Gjithashtu numri i banorëve të parë pjesmarrës, i cili ishte 15, do të jetë më shumë.
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe shtëpia e reality show-t do të jetë më e madhe.
“Vitin e kaluar kemi filluar me 15 banorë. Këtë vit do të ketë më shumë dhe shtëpia do të jetë më e madhe në sipërfaqe. Hapësira është ndryshuar tërësisht, është bërë shumë e bukur dhe kemi shtuar edhe disa ambjente të tjera”, tha Alaudin Hamiti, moderatori i BBV Kosova, në një intervistë të fundit për “Canape”.