Mbrëmjen e sotme, aktorët e “Në kuadër të dashurisë”, përfshirë këtu edhe dy protagonistët, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, ishin në Prishtinë për premierën e filmit.
Aktorët u pritën më së miri nga publiku, teksa Luizit iu bë edhe një surprizë e bukur.
Atij iu dhurua një bluzë me një luan si figurë, simbolikë që këngëtari e mori gjatë qëndrimit në BBV.
Teksa fituesi i reality show-t po shprehte falenderimet për fansat, Olta Gixhari, “rivalja” e tij ka bërë një koment paksa ngacmues.
Në momentin që Luizit iu dhurua bluza me figurën e luanit, Olta e quan atë në fakt një mace.