Këngëtarja e njohur flet për herë të parë për abortin: “Unë doja familje, ai nuk ishte gati”

Britney Spears ka zbuluar se ka bërë një abort kur ka qenë e lidhur me Justin Timberlake. Asokohe këngëtari nuk ndihej i përgatitur për t’u bërë baba.

Rrëfimi vjen në librin e saj “The Woman in Me”, i cili do të dalë më 24 tetor 2023. Ajo vuri në dukje se shtatzënia ishte një surprizë, por nuk ishte një gjë e keqe.

Britney gjithashtu ka treguar se ishte ajo që e mori vendimin për të abortuar dhe se Timberlake thjesht ndjeu se ata ishin shumë të vegjël për një fëmijë.

E doja shumë Justinin”, tha Spears për People. “Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët nga sa e kisha parashikuar, por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ne ishim shumë të rinj.”

Jam e sigurt që njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të mos e bëja fëmijën”, vazhdoi Spears. “Nuk e di nëse ky ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë, por Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba.”

Spears dhe Timberlake kishin lidhje mes viteve 1999-2002 përpara se t’i jepnin një fund të papritur, dy vjet pas shtatzënisë, pasi Justin dyshonte se ajo e kishte tradhtuar.