Reality show i njohur, “Big Brother VIP” pritet të startojë sezonin e dytë mbrëmjen e 20 tetorit.
Ndërsa data po afron, sot është zbuluar edhe opinionistja e dytë e programit.
Faqja zyrtare e BBVK ka bërë të ditur se në një nga karriget e opinionistëve do të ulet Anita Haradinaj.
Gjithashtu është zbuluar pak më parë se edhe gazetari i njohur përmetar, Bled Mane, do të jetë si opinionist në këtë reality show.