Reperi i njohur, Mozzik mbrëmë njoftoi se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij duke vjedhur 100 mijë euro të gatshme, bizhuteri ari dhe rreth 16 armë me leje.
Për rastin e grabitjes, artisti tha se ishte njoftuar Policia e Kosovës, të cilët po punonin për zgjidhjen e rastit.
Pas njoftimi të Mozzikut, nuk ka munguar edhe një reagim nga vëllai i tij, reperi tjetër Getinjo.
Ai ka shpërndarë në InstaStory të njëjtin postim të Mozzikut, duke thënë: “Hajt se një ditë do u gjej pahiri, jetës nuk i dihet”.
Më pas, Getinjo në një tjetër postim ka publikuar një foto të Mozzikut, ku ai shihej i qetë duke u relaksuar me telefon në dorë.
“Ne jemi perandori o budall”, ka shkruar Getinjo sipër imazhit.