Duket se përgatitjet për sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania” kanë nisur.
Ka qenë vetë Arbana Osmani, moderatorja e reality show-t, ajo që ka ndarë me publikun një foto në InstaStory.
Në foto shihen disa kamera që sigurisht mendja na shkoi te BBV.
“Gjithmonë duke ju vëzhguar”, shkroi Arbana.
Një datë zyrtare për nisjen e këtij programi nuk ka ende, por në rrjet përflitet se do të startojë në fillim të muajit dhjetor.