Ditën e sotme, burime për “Joq Albania” bënë të ditur se Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë, i ka dhuruar moderatores Arbana Osmani, katin e parë të Piramidës.
Megjithëse ishte premtuar nga Veliaj më parë se kjo hapësirë do t’u shërbente fëmijëve për të zhvilluar aktivitete mësimore e digjitale, diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi do të kthehet në një bar-restorant nga Arbana.
Për këtë ngjarje, ka ardhur një reagim nga ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ritvana Fetahu.
Si fillim, në një postim në InstaStory, Ritvana shkruan:
“Sapo pashe nje lajme,qe kati i pare i Piramides ku jane investuar rreth 14miliarde leke taksash e vitesh pune te Shqiptareve te gjore,do t’i dhurohet ose “shitet” Arbana Osmanit. Presim qe lajmi te konfirmohet. Para se te bej ndonje reagim ne temperament e siper. Mjerimi,kalon cdo nivel ne vendin tone!“.
Më pas, ish-konkurrentja shton se Piramida është shpallur monument kulture dhe nuk duhet as të shitet apo të jepet me qera.
“Piramida eshte shpallur monument kulture,as nuk mund te shitet as nuk mund te jepet me qera. Ohhh zot ca populli qe nuk u bem kurr“.
Ndërsa në postimin pasardhës, Ritvana thotë:
“Po si more i lejoni te ndodhin keto katrahura ne zemer te kryeqytetit? Aty ngjit jane kullat binjake moj Bana’s katering,mund ta merrje aty dhe jo te fusesh tubacionet e guzhines ne nje monument kulture qe duhet te mbrohej me ligj dhe jo me recetat e guzhines. Se nen drejtimin e BBV ben deklarat premtuese sesi duhet te jet rinia e ardhmja e vendit. Apo monumentet kulturore skane te ardhme“.
Sa i përket reagimit të Arbana Osmanit, nuk ka ndodhur ende!