Will Smith e di se autobiografia e Jada Pinkett Smith meriton duartrokitje dhe vetëm lavdërime.
Pasi lexoi librin, “Unë të duartrokas dhe të respektoj”, i shkroi ai në një letër Jay Shetty, i cili ia transmetoi mesazhin Jada-s në podcast-in e tij ‘On Purpose’ ku ajo ishte e ftuar.
“Nëse do ta kisha lexuar këtë libër 30 vjet më parë, patjetër do të të kisha përqafuar më shumë. Do të filloj tani. Mirë se erdhe në klubin e autorëve. Të dua pafundësisht. Tani shko pi pak Merlot(verë) dhe pusho.”
Sakaq, në një email për ‘New York Times’, ylli i “King Richard” tha:
“Kur ke qenë me dikë për më shumë se gjysmën e jetës tënde, shfaqet një lloj verbërie emocionale. Dhe shumë lehtë mund të humbni ndjeshmërinë tuaj ndaj nuancave të tyre të fshehura dhe bukurive delikate.”
Smith tha gjithashtu se rrëfimet e saj “e zgjuan” duke shtuar se aktorja e “Girls Trip” ishte “më e fortë, e zgjuar dhe e dhembshur sesa kishte menduar”.
Komentet e aktorit vijnë disa ditë pasi Pinkett Smith zbuloi se ata janë ndarë fshehurazi shtatë vjet më parë.
“Mendoj se kur arritëm në 2016, thjesht ishim të lodhur me përpjekjet tona. Mendoj se të dy ishim ende të mbërthyer në fantazinë tonë se çfarë mendonim se duhet të ishte personi tjetër, “tha ajo gjatë në NBC News.
“Bëra një premtim se nuk do të ketë kurrë arsye që ne të divorcohemi. Ne do të punojmë për çdo gjë”, vazhdoi ajo. “Unë thjesht nuk kam qenë në gjendje ta thyej atë premtim.”