Dyshimet për një ngërç mes marrëdhënies së Sara Hoxhës dhe partnerit të saj Ledri Vula, sa vijnë e po shtohen.
Menjëherë pas përplasjes së Sarës me këngëtaren Dafina Zeqiri, ndodhi që Ledri të mungonte në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” për të mbështetur partneren e tij.
Përveçse mungoi fizikisht, Ledri nuk bëri as edhe një urim virtualisht për Sarën e për rrjedhojë ka patur aludime për lidhjen e tyre.
Së fundmi Sara ka postuar një shkrim për të gjithë ata që dyshojnë se është ndarë me Ledrin.
Në Instastory blogerja shkruan: “Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë.”
Kujtojmë se pak ditë më parë Sara ishte e ftuar në një intervistë për programin “Më lër të flas”, ku teksa u pyet për mungesën e Ledrit në premierë, u përgjigj prerë duke thënë: “Nuk dua të përgjigjem, nuk i jap llogari askujt”.