Prej kohësh po përflitet në rrjet se moderatorja Kiara Tito është në pritje të ëmbël.
Deklaratat apo veshjet e saj po shihen tashmë me lupë nga fansat, ndërsa nga ana tjetër Kiara po ngre aludimet me disa deklarata ngacmuese.
Gjatë puntatës së shkuar në “DWTS Fan Club”, moderatorja e hapi programin duke u kërkuar ndjekësve mos ta bëjnë tag kur postojnë ushqime, pasi i vjen nepsi.
Kaq mjaftoi për t’u shkaktuar një zhurmë e madhe në rrjet, ndërsa nga ana tjetër shoqja e ngushtë e Kiarës është përpjekur të shuajë aludimet.
Teksa ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, Liesa Haxhiasllani tregoi se Kiara ka patur gjithmonë neps si njeri, ndaj deklarata e saj ka qenë thjesht batuatë dhe një lloj ‘përgjigje’ ndaj fjalëve që kanë qarkulluar.
Liesa gjithashtu shtoi se përsa i përket veshjeve që moderatorja së fundmi i ka zgjedhur vetëm të zeza, ajo tha se Kiara i ka pëlqyer gjithnjë veshjet e zeza dhe se është klasike.
“Me aq shumë sa është folur për shtatzëninë e saj, Kiara do kishte lindur 5 herë deri tani”– shtoi ajo më tej.