Duket se tashmë nuk ka më vend për aludime. Mes Feros dhe modeles Arbenita ka mbaruar çdogjë!
Romanca e tyre ka marrë fund dhe këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme Fero nëpërmjet disa postimeve në Instagram.
Më tej, (ish) reperi bën të ditur se ligji në Kosovë parashikon që ai ta takojë të bijën vetëm 3 orë në javë që i bie 2 muaj në 1 dekadë.
Diçka të tillë, Fero e cilëson si korrupsion, mungesë pabarazie, duke shtuar më pas: “Allahu i dënoftë zullumqarët me ndëshkimin më të rreptë të mundshëm”.
“Dmth une kom drejt me pa vajzen time vetem 3 or ne jav edhe me orar te caktuar simbas Ligjit te Kosoves(padrejtsive te gjykates te korruptuar me avokata), dmth vajza ime i bjen me kon si nje e huaj per mua. Allahu i denoft Zullumqart me ndeshkimin mat rrept te mundshem”, thotë Fero.
Ndërsa në postimet në vazhdim, Fero shprehet si më poshtë:
Deklaratave të Feros i ka reaguar ish partnerja e tij, Arbenita, e cila shprehet e shqetësuar nga lutjet e vazhdueshme të Feros për rikthim dhe gjuhën e urrejtjes ndaj saj. Ajo shkruan se e ka lejuar ta takojë vajzën më shumë se 3 orë dhe se e ka takuar edhe vetë që të kenë një bashkëprindërim të mirë.
Por, modelja thotë se Fero nuk pranon t’i japë divorcin dhe kjo po i sjell shumë pasoja psikologjike, emocionale, dhe në karrierë. Arbenita shkruan se ka jetuar me të 5-6 vite dhe e njeh kush është, duke shtuar se: “Edhe kripa duket sheqer”.