Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë për programin “S’e Luan Topi”, ku rrëfeu detaje të pathëna më parë nga jeta e tij private.
Jemi mësuar që Visjani të na bëjë gjithnjë për të qeshur, ama këtë herë ai na përloti.
Edhe vetë aktori nuk e mbajti dot veten në skenë teksa foli për marrëdhënien me vëllain e tij, i cili tashmë jeton larg Shqipërisë.
“Vëllai nuk është se iku larg, në Gjermani, por iku shumë papritur. Ai ishte shumë mirë i pozicionuar këtu në punë, dhe u largua para 1 viti. E mbajta veten shumë kur ditën që u largua të mos qaja, por pasi ai iku qava shumë”, tha aktori për “S’e luan Topi”.
Ai tha se marrëdhënia për vëllain është shumë e rëndësishme, “jemi një gjak që lëviz në dy trupa”.