Ditën e sotme, ish-banorja e “Big Brother VIP”, Paloma Demneri ishte e ftuar në “DWTS: Fan Club” ku foli për performancat e konkurrentëve të programit të kërcimit.
Ajo u ndal tek Ronaldo Sharka, ku tha: “Ronaldo është mirë që të prezantojë këtë programin me Erjolën se duket më bukur aty. Mendoj që kërcimi nuk është fusha e vet dhe mendoj se nuk mund të jetë paragjykues kaq i madh për ti bërë kritika gjithësecilit“.
Mjaftoi kjo deklaratë e Palomës që gazetari të shpërthente në rrjetet sociale ndaj saj.
Si fillim ai ka postuar deklaratën e Palomës në InstaStory dhe e ka shoqëruar në mënyrë ironike me shkrimin: “Paloma, fansja ime më e zjarrtë“.
Prisni se ka akoma. Në një tjetër postim, Ronaldo i drejtohet Palomës se nuk i ka problem kritikat, por vetëm kur shoqërohen pa mllef, teksa më tej i përmend asaj edhe operacionet plastike.
“Paloma, zemer! Une e kam pelqyer dhe duartrokitur gjithmone punen tende, kjo s’domethene qe ti te pelqesh me patjt gjerat qe bej une, por realisht nuk kuptova nga te dilte gjithe ai mllef kur flisje sot ne DWTS. Ti mund te kritikosh dhe komentosh, eshte e drejta gjithesecilit sic bej dhe une, por pa mllef zemer. Ka vend per te gjithe. Sa me i paster shpirti, aq me shume shkelqen fytyra (kur nuk ke operacione plastike sigurisht)“.
Operacione plastike, photoshop, efekte të ndryshme programesh, Sharka nuk la gjë pa i përmendur Palomës, madje publikoi edhe disa foto të saj në InstaStory.
Reagimin e tij, Ronaldo e mbylli me fjalët e Albi Nakos, i cili teksa ishte gjithashtu i ftuar sot në “Dancing With The Stars: Fan Club”, u shpreh se priste pikërisht Ronaldo Sharkën të eliminohej nga programi i kërcimit.