Këngëtari amerikan, Bad Bunny së fundmi ka nxjerrë këngën e tij më të re, e cila mezi është pritur nga admiruesit e tij.
Ajo çfarë ka habitur ndjekësit, ka qenë një pjesë e teksit ku tregon për lidhjen e tij me modelen, Kendall Jenner.
Kënga titullohet “Fina”, dhe reperi thotë mes rreshtash se ka kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e një prej motrave të Kendall, ndonëse është e paqartë se cilës motër i referohet Bad Bunny.
Në një pjesë tjetër të këndës, ai thotë: “Ata pyesin veten se si komunikojmë ne, hej, më mirë të mos ua them.”