“S’e Kam me Ty” është një emision nga Jonida Aliçkolli, Elios Shuli dhe Lei Kraja, çdo të enjte në Top Albania Radio.
Ndërkohë në episodin më të fundit të “S’e Kam me Ty” duke u nisur nga një video e transmetuar, pati diskutime mes Jonidës, Leit dhe Elios, lidhur me të paturit një partner me fëmijë nga një lidhje e mëparshme. Më tej Jonida bëri një pyetje:
“A do martoheshit me dikë që ka fëmijë?!”
Dhe si përgjigjet Lei?! Duket se ajo ka vendosur dashurinë mbi gjithçka, teksa përgjigjet duke thënë:
“Po, patjetër nuk e kam problem. Nëse ka dashuri nuk ka ndonjë problem, ti e do njeriun me çdo gjë që ai sjell”.