Disa ditë më parë, Arjan Konomi shqetësoi jo pak ndjekësit e tij.
Në një video të publikuar asokohe në rrjetet sociale, ndryshe nga çka ishim mësuar ta shihnim, opinionisti u shfaq me flokë të thinjur, sy dhe hundë të enjtur, duke ngritur mjaft dyshime për shëndetin e tij.
Megjithatë, ai reagoi publikisht duke treguar se çdogjë është në rregull.
Mirëpo në një postim të fundit në Instagram, ai ka ironizuar koleget e tij.
Teksa si fillim opinionisti shprehet se Luiz Ejlli ka qenë ndër të vetmit nga personazhet e njohur që e kanë vizituar atë qoftë për një përshëndetje, askush tjetër nuk e ka bërë diçka të tillë.
Nuk dihet nëse Konomi e ka për Olsa Muhametin, Arbana Osmanin, Bora Zemani apo kolegë të tjerë.