Luizi ishte një nga të ftuarit special të mbrëmjes së parë në programin e kërcimit “Dancing with the stars”, ku për pak minuta arriti të trazojë ujrat dhe të thumbojë Eno Popin.
Ky i fundit bëri një batutë tek u shpreh se fisi i Kiarës do të jetë prezent në DWTS për të mbështetur Luizin, e sakaq këngëtari ia ktheu në të njëjtën mënyrë.
Luizi e ftoi Enon për të parë premierën e filmit, tek i tha se mund të vijë së bashku me fisin e tij.
Kjo situatë “hidh e prit” nuk u prit mirë nga fansat e Luizit të cilët e kryqëzuan moderatorin.
Duket se ky ishte një rast shumë i mirë për binjakët Veshaj dhe për Olta Gixharin për t’i bërë një kamer të fshehtë dhe për të trembur Enon.
Ata vendosën që në makinën e tij të bënin shkrime për Luizit dhe kërcënime, si dhe t’i hiqnin gomat.
Pasi pa gjendjen e makinës së tij, mund të themi se Eno arriti ta ruante qetësinë ashtu si duhej derisa u vu në dijeni se e gjitha ishte një kamer e fshehtë.