Dashi – Partneri/ja juaj do jetë më me fat sot sepse ju do ja bëni ditën edhe më të bukur. Do e surprizoni atë në çdo moment dhe do ndiheni edhe vetë të gëzuar. Në planin financiar shmangni çdo lloj shpenzimi.
Demi – Debatet në çift do fillojnë të pakësohen. Mundohuni ta ndryshoni paksa rutinën dhe të bëni diçka më ndryshe. Do të arrini të stabilizoni financat.
Binjakët – Nuk do jetë një ditë e lehtë për çiftet, kështu që tregohuni të kujdesshëm kur të flisni me partnerin/en. Financat nuk do jenë problematike.
Gaforrja – Bashkëpunim, mirëqenie dhe komunikim. Këto do jenë fjalët kyçe që do të simbolizojnë jetën tuaj në çift sot. Sa i përket financave, kujdes me shpenzimet.
Luani – Partneri/ja do ju mbajë në pëllëmbë të dorës gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni më të lumtur se kurrë. Financat do jenë të turbullta, prandaj shmangni shpenzimet e tepërta!
Virgjëresha – Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe do të sjellë debate të shumta mes jush dhe partnerit/es. Në planin financiar do iu dalin probleme që duhet t’i rregulloni.
Peshorja – Ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë ashtu si keni dëshiruar. Financat do i menaxhoni me kujdes.
Akrepi – Çiftet i pret një ditë e mrekullueshme. Do harroni problemet dhe do mendoni vetëm për ato që do vijnë. Në planin financiar situata do të jetë e qëndrueshme.
Shigjetari – Ditë euforike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Jeta intime do të marrë më tepër rëndësi. Në planin financiar mos shpenzoni për gjëra të panevojshme.
Bricjapi – Sot do të ndiheni të lumtur pranë partnerit/es dhe do të dëshironi të mos ndaheni asnjë çast. Në planin financiar nuk duhet absolutisht të nxitoheni nëse nuk doni probleme.
Ujori – Nuk do të ketë aspak tension dhe debate sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Në lidhje me financat, jeni mes “dy zjarresh”.
Peshqit – Dita e sotme do jetë më pozitive për ata që janë në një lidhje. Do e respektoni mendimin e tjetrit dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Sektori i financave do te jetë pozitiv. /tvklan.al