Mbrëmjen e djeshme, Fifi performoi krah Gracianos në “Dancing With The Stars Albania” me këngën e saj, “Marova”.
Këngëtarja erdhi me një vals, performancë e cila u pëlqye nga juria.
Mirëpo Fifi nuk mori komplimente vetëm për kërcimin por edhe për pamjen e saj.
“Nga java në javë ti je më e lehtë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, tha Olta Gixhari, ndërsa më pas, partneri i saj në kërcim, Graciano, tregoi se Fifi ka humbur plot 6 kilogram vetëm për një javë.