E pyeti pse mungoi Ledri në premierën e filmit, Sara Hoxha i jep përgjigjen aspak të këndshme Donaldit

Pas situatës së bujshme me Dafina Zeqirin, Sara Hoxha vazhdoi të ishte kryetemë e mediave online për shkak të premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Ajo çka u komentua më së shumti në daljen e saj, ishte mungesa e Ledrit në tapetin e kuq.

Përsa i përket kësaj situate, e vendosur në siklet, Sara u shpreh se Ledri dëshironte t’ia linte asaj këtë moment për ta shijuar, duke qenë se ishte hera e parë.

Mirëpo, Sara u ngacmua edhe sot për këtë temë teksa ishte pjesë e panelit në “Më lër të flas”.

E prerë në përgjigjen e saj, ajo i tha Donaldit se nuk dëshiron të përgjigjet më për këtë pyetje dhe se nuk ka pse t’i japë llogari askujt.

https://www.instagram.com/reel/CyZDuA6t1RQ/?igshid=NjIwNzIyMDk2Mg==