Puthjet e Olta Gixharit me Luiz Ejllin në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” kanë qenë një temë shumë e diskutuar dhe që ka ngjallur shumë kuriozitet tek audienca.
Ndaj dhe protagonistët janë pyetur shpesh për to, ashtu siç ka ndodhur së fundmi edhe me Olta Gixharin.
Teksa ka qenë e ftuar në një intervistë për “Më lër të flas”, Olta u pyet fillimisht se si puthte Luizi e më pas se si i kishte pritur bashkëshorti i saj Dori këto skena.
Aktorja u shpreh se Dori nuk i tha asgjë por thjesht e komplimentoi për filmin, tek shtoi se puthjet e saj nëpër filma kanë qenë të shumta dhe se Dori e ka njohur pikërisht kështu.
Nga ana tjetër, përsa i përket se si puthte Luizi, Olta u shpreh se nuk i kujtohet dhe se puthjet në xhirime janë aq teknike sa nuk shijon asgjë.