Kënga e re e Dafina Zeqirit dhe Mozzik “Drama Pahiri ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjet.
Fansat kanë nisur ta zbërthejnë dhe janë të mendimit se ajo përmban diss-e apo thumbime për ish-ët e tyre. Konkretisht Ledri Vula, Dj Geek dhe Loredana.
Në një pjesë, Mozzik thotë: “Ex-at tona janë rritur me këngët tona, bile plot në shpinë tonë kanë bërë miliona”.
Më pas ai thotë: “Asgjë nuk ka ndodhur këtu pahiri. Edhe nëna jote e don Dafina Zeqirin”.
Ky varg nuk është aq i paqëllimshëm sa mendoni pasi fansat besojnë se është kunjë për Ledri Vulën. Nëna e tij, Xheraldina, ka pasur raporte të mira me këngëtaren edhe pas ndarjes së saj nga i biri.
Diku tjetër, Dafina thotë: “Shout out to my man, he a businessman. Unë rri qut se para s’flen.Njeni ju klikime tu mi njeh nen, doni mem rrzu, pritni n’rren. Unë pe i shoh ata po mërziten”.