Ditën e sotme u tha se Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayışman kanë vendosur të zhvendosen në Shqipëri.
Kjo për shkak të frikës së tyre nga tërmetet e shumta që kanë goditur Turqinë.
Mirëpo, ditën e sotme ishte aktori ai i cili theu heshtjen duke zbuluar se në fakt ata do jetojnë mes Shqipërisë dhe Turqisë, por nuk janë shpërngulur këtu.
Aktori i njohur tha: “Edhe pse nuk e kam zakon të merrem me lajme për ne, ndjeva nevojën për të bërë një korrigjim dhe shpjegim. Nuk ka asgjë të tillë si largohemi nga vendi ynë. Një lajm i ngjashëm ka pasur edhe për SHBA-në ku kemi kaluar shumë kohë në vitet e mëparshme, por me kalimin e kohës është tretur. Megjithatë, zhvillimi i gazetarisë në internet, konkurrenca dhe ankthi për klikimet ndonjëherë mund të ndryshojnë krejtësisht perceptimin e lajmit me tituj shumë bombastik, duke injoruar burimin e lajmit. Unë mendoj se gruaja ime ka shkuar shpesh në Shqipëri, në atdheun e nënës së fëmijëve të mi, sidomos kohët e fundit, për arsye të ndryshme. Dhe për këto arsye, fakti që jemi vendosur atje për një kohë shumë të gjatë e ka sjellë këtë lajm në dimensione të ndryshme. Doja të ndaja të vërtetën e çështjes me ju. Shumë dashuri për të gjithë”.