Duket se hatërmbetjet e BBV mes Ilir Shaqirit dhe Eltionit vazhdojnë edhe në “Dancing with the stars”.
Gjatë spektaklit të sotëm partnerja në kërcim e Eltionit, Ina Kollcaku, pati një përplasje të fortë me Ilirin, pasi sipas saj ky i fundit nuk po vlerësonte kërcimin e saj por po bazohej në hatërmbetjet personale me Eltionin.
Gjithçka nisi nga një koment i balerinit në prapaskenë, ku u shpreh se nuk i interesojnë pikët e Ilirit, e sakaq ky i fundit e nisi gjykimin e tij bazuar te kjo deklaratë e Eltionit.
Kështu, ishte Ina ajo që i doli në mbrojtje partnerit të saj duke thënë se profesionalizmi i tij nuk ka nevojë për gjykim pasi e kanë vlerësuar persona të tjerë, tek shtoi se ky është DWTS dhe jo BBV.
Sakaq Eltioni ndërhyn duke i thënë Ilirit: “Mund të flasësh se pema që ka kokrra gjuhet më shumë, kështu që jepi drejtim”, ndërsa Iliri ia kthen: “Ti je pemë qe ke shumë kokrra, dhe unë skam punë tjetër të merrem vetëm me ty”.