“Big Brother VIP Kosova” është pranë nisjes, ndërsa në sezonin e dytë të reality show-t pritet të ketë mjaft surpriza, që nga banorët, deri tek drejtuesit e formatit.
Në media është aluduar mjaft për protagonistët e edicionit të dytë të “BBVK”, ndërsa së fundmi burime për “News-31” kanë zbuluar disa prej banorëve.
Kështu, dy emrat më të përfolur, Linda Halimi dhe Shqipe Hysenaj, do të jenë pjesë e reality show-t.
Më tej, i njëjti burim përmend emra të tjerë si:
-Edona James
-Gani Germia
-Meti Alshiqi, ish-banor edhe i “Big Brother Albania”
-Ylli Dervishi aka Buci, ish-fitues i “Shpija Kosovës”
-Lumbardh Salihu
-Monika Salihu
-Vesa Vllasaliu
-Brikenda Karricaj aka Briki, ish-konkurrente e “Për’puthen”
Për “surprizën” e kastit është AlbyTheGoat, e njohur si pornostar-e.
Po ashtu ka edhe emra si: Santiana Maloku dhe Muhamet Zeka, të cilët ende pritet të konfirmohen nëse do të jenë pjesë e kastit që prej nisjes apo në vazhdim.