Është java e dytë e programit të kërcimit “Dancing with the stars” dhe konkurrentët kanë nisur të shprehin hatërmbetjet e tyre përsa i përket vlerësimit të jurisë.
Shumica prej tyre mendojnë se juria po tregohet shumë kritike ndërkohë që garuesit janë ende në fillimet e tyre.
Madje, gjatë spektaklit të sotëm pati një përplasje të fortë mes Lori Balës dhe këngëtarit Sardi Strugaj.
Sipas këtij të fundit, Lori duhet të ishte më tolerante në pikë dhe në komente, pasi ajo ka qenë vetë në vendin e konkurrentëve gjatë sezonit të shkuar.
Sakaq, Lori u shpreh se në sezonin e parë ka realizuar një kontemporane me Salsanon, të cilin ai e realizoi shumë herë më mirë se Sardi.
Me të thënë këtë, Sardi iu kthye Lorit se ajo çka tha është shumë e ulët dhe se ajo nuk ka vlerësuar si duhet as kërcimin e javës së shkuar të tij, pasi e vlerësoi njësoj me kërcimin e Ronaldos që sipas tij nuk ishte mjaftueshëm i mirë.