Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” u luajt ndeshja midis Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.
Kombetarja jonë e mbylli ndeshjen si fituese, me rezultatin 3-0. Porta e kundërshtarit u hap me një “raketë” nga Jasir Asani e më pas me një dy golësh të Seferit.
Mirëpo këtë ndeshje spektakolare, Donald Veshaj nuk arriti dot ta ndiqte në stadium dhe fajtore është partnerja e tij, Bora Zemani.
Kjo e fundit ka publikuar disa video në Instagram ku tregon se kishin prerë biletat për në stadium por ajo ishte vonuar në punë, gjë që kishte mërzitur Donaldin.
Moderatorja bën shaka duke thënë se Donaldi s’di çfarë të bëjë, të gëzohet për fitoren e Shqipërisë apo t’i mbajë inat asaj.
Më tej Zemani i premton se do të presë biletat për në Gjermani në mënyrë që të shlyejë fajin.