Një baba irlandez, që jeton në Izrael tha se u lehtësua kur dëgjoi lajmin e vdekjes së vajzës së tij 8-vjeçare nga duart e Hamasit, duke theksuar se ishte një “bekim” në krahasim me faktin që ajo mund të mbahej rob dhe të torturohej egërsisht nga terroristët.
Thomas Hand tregoi momentin kur mësoi lajmin për vdekjen e vajzës së tij Emily në një intervistë në CNN.
“Vetëm dy mundësi ishin. Ose ajo të ishte e vdekur ose të ishte në Gaza dhe nëse dini diçka për atë që ata u bëjnë njerëzve në Gaza që është më e keqe se vdekja..” tha babai i pikëlluar.
Hand tha se vajza e tij po flinte tek mikesha e saj të premten në mbrëmje dhe të shtunën, terroristët u futën në Kibbutz Be’eri dhe masakruan më shumë se 100 njerëz.
Në raportimet e fundit thuhet se menjëherë pas sulmeve të Hamasit, qarkulluan raporte se terroristët kishin përdhunuar gra dhe fëmijë dhe kishin prerë kokat e foshnjave, por më vonë ato u cilësuan si dezinformata.
Por kryeministri izraelit, Netanyahu, pretendoi se militantët e Hamas kryen mizori të ndryshme, duke përfshirë lidhjen e djemve dhe vajzave, prerjen e kokave të tyre, apo edhe djegien e njerëzve të gjallë, përdhunimin e grave dhe prerjen e kokës së ushtarëve.
Zëdhënësi i IDF-së Major Doron Spielman tha më vonë për NBC News se ai nuk mund të konfirmonte se sa foshnjave u ishte prerë koka, por konfirmoi se “ka dëshmi të shumta, të cilat së bashku me provat e gjetura në terren tregojnë se fëmijët janë vrarë në mënyrë groteske dhe pjesët e trupit të tyre janë prerë”.