Së fundmi në “Wake Up” ka qenë aktorja e njohur, Zamira Kita, e cila foli për eksperiencën në filmin “Në kuadër të dashurisë”.
Ndër të tjera, aktorja u pyet edhe për mungesën e Ledri Vulës, në tapetin e kuq.
Zamira tha se reperi ka patur angazhime të shumta, prandaj e kishte të pamundur të ishte krah parteneres së tij, Sara Hoxhës.
“Do jetë në Prishtinë. E pyeta Sarën, por më tha që nuk kishte mundësi të vinte. Ata kanë ngarkesë, shumë ngarkesë, kanë data. Janë disa evente të mëdha kështu që do të zgjedhë njërën prej tyre sepse kanë shumë angazhime”.
Ndërsa sa i përket partnerit të Olta Gixharit, aktorja tha:
“Dori ishte në sallë, por nuk ishte në tapetin e kuq”.