Përplasja Dafina-Sara-Melinda, vjen reagimi i reperit Mozzik

Reperi Mozzik i ka dalë në mbrojtje ditën e djeshme Dafina Zeqirit, pas përplasjeve të shumta që kjo e fundit ka patur në rrjete sociale me vajza të tjera të njohura të showbiz-it.

Ai ka postuar në ‘story’ në Instagramin e tij foton e Dafinës, në të cilën thekson që për të, ajo është artistja më e mirë me të cilën ka bashkëpunuar ndonjëherë.

Megjithëse u mendua gjatë nëse duhet ta shkruante apo jo, ai vendosi t’i tregojë publikut mendimin e tij, duke i vendosur Dafit “kurorën” si më e mira.

“Asnjiher s’e niva tu fol keq për dikon”- shprehet ndër të tjera reperi.