Dea Mishel Hoxha vazhdon t’u japë shumë rëndësi komenteve që janë bërë në drejtim të saj, lidhur me veshjen e zgjedhur në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Pavarësisht se ka marrë shumë komente pozitive, Dea Mishel është përballur edhe me disa kritika, lidhur me fustanin e tejdukshëm.
Për këtë temë, blogerja ka reaguar publikisht në Instagram, teksa ka postuar edhe identitetet e personave që e kanë ofenduar atë.
“Jam në një gjendje që nuk do kursej asnjë dhe asgjë, prandaj nuk do kursej asnjë dhe asgjë“, thotë Dea si fillim në një video, teksa më pas ka publikuar edhe komentet negative.
Dea më pas ka postuar një video ku bën thirrje publike, duke kërkuar që gratë dhe gjyshet të largohen nga përdorimi i rrjeteve sociale, pasi nuk është vendi i duhur për to.
“Dua të bëj një thirrje publike, mbroni mamatë dhe gjyshet tuaja nga Instagrami. Ky vend djallëzor nuk është vendi ku mamatë dhe gjyshet tuaja duhet të jenë. Udhëzojini ato drejt një rruge pak më normale për një mama dhe një gjyshe, si për shembull gjyshja ime bënte shtiza, byrek, dhuronte dashuri në shtëpi. Çlirojini nga prangat e rrjeteve sociale, nuk është vendi i duhur për to“, dëgjohet të thotë Dea në videon e saj.
Bashkangjitur kësaj video, ajo ka shtuar: “Sapo kuptova që ata që më urrejnë në profilin tim janë të gjitha gra 45+ vjeç. Ore kush jua ka hapur Instagramin se vet nuk dinë, s’ka shans. Çfarë po bëni ju? Po i shkatërroni me duart tuaja”.