Të gjithë do e donin një vjehërr si ai i Venera Lumanit, performanca e tij na emocionoi të gjithëve

Fundjavën që lamë pas, Venera Lumani dhe Lind Islami kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare, e cila lindi nga pasioni i përbashkët për muzikën për t’u shndërruar me pas në një përrallë të bukur dashurie.

Familjarë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë iu bashkuan gëzimit të tyre më datë 7 tetor në një ceremoni që u zhvillua në ambientet e “Melia Resort”.

Në fillim, çifti zgjodhi të ruante privatësinë e momentit të tyre më të bukur, por uria virtuale është më e fortë se dëshira për të ruajtur intimitetin dhe shumë shpejt u publikuan foto dhe video të çiftit, derisa ata zgjodhën t’i ndanin vetë me ndjekësit .

Ditën e sotme në Instagram dhe TikTok ka qarkulluar një video shumë e bukur ku babai i Lindit, artisti i mirënjohur Bedri Islami, i këndon Venerës hitin e tij të padiskutueshëm “Gocë pejane”.

Bedriu e ka kënduar këtë këngë me qindra herë, por nuk mund t’i fshehë emocionet teksa ia dedikon nuses së djalit. Ju ftojmë të shijoni edhe ju këtë moment aq të bukur.